TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Grupi i Punës së OKB-së ka dënuar vendimin e Kosovës për ndalimin dhe ekstradimin e gjashtë turqve në mars 2018, të cilët u dënuan me 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë burgim në total. Grupi i Punës së OKB-së e cilëson vendimin si arbitrar dhe të paligjshëm.
E ndërsa godet dy vendet, si Kosovën për arrestimin dhe ekstradimin dhe Turqinë për dënimin, në vendim kërkohet që Prishtina të dëmshpërblejë qytetarët turq dhe Ankaraja t’i lirojë.
“Vendimi i Grupit të Punës së OKB-së mbi Ndalimet Arbitrare lidhur me ndalimin arbitrar dhe transferimin e paligjshëm të Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan. Grupi konstaton shkelje të rënda të të drejtave të njeriut nga autoritetet e Kosovës dhe Turqisë kundër Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya and Cihan Özkan.
Vendimi:
Në këtë kontekst, Grupi i Punës i bën thirrje (a) Qeverisë së Turqisë t’i lirojë menjëherë të gjashtë individët; dhe (b) qeverive të Turqisë dhe Kosovës t’i akordojnë viktimave të drejtën e zbatueshme të kompensimit dhe dëmshpërblimit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Në kontekstin aktual të pandemisë globale COVID-19 dhe rrezikut të koronavirusit në institucionet e burgimit apo paraburgimit, Grupi i Punës i bën thirrje Qeverisë së Turqisë të ndërmarrë veprime urgjente për lirimin e të gjashtë individëve” mbyllet deklarata.
Gjashtë turqit u arrestuan nga Kosova me kërkesë të Turqisë, pasi Ankaraja dyshon se ata janë anëtarë të organizatës “Hizmet”, të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen, të cilin presidenti Erdogan e fajëson për një përpjekje për grusht shtet në Turqi në vitin 2016.