AKTUALITET, 19 Nëntor 2020, 13:08

Dhjetë fëmijë me koronavirus janë të shtruar tek Pediatria Infektive në Tiranë

Dhjetë fëmijë me koronavirus janë të shtruar tek


Numri i të infektuarve me Covid vijon të rritet ndërsa nuk kursen të prekë asnjë moshë.

Ndër të infektuarit janë edhe dhjetë fëmijë të shtruar në pediatrinë Infektive në QSUT, raporton Abc News.

Mësohet se përgjithësisht gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe nën monitorimin e mjekëve.

Shqipëria ka shënuar 29.837 rasteve pozitive që janë konfirmuar nga testimet, ndërkohë që kanë humbur jetën 646 persona, ndërsa shifrat prej javësh tashmë njohin vetëm rritje.