AKTUALITET, 19 Nëntor 2020, 13:28

"Vendosni kriminelët në burg", ambasadorja e SHBA: Lërini fëmijët të jenë fëmijë


Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, në ditën Ndërkombëtare të Abuzimit ndaj Fëmijëve bën apel që kriminelët të vendosen para drejtësisë.

Në ditën Botërorë për parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, Kim thekson se Shqipëria duhet të luftojë abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve, ndërsa thekson se autoritetet duhet të bashkëpunojnë me shoqërinë civile për mbrojtjen e tyre.

POSTIMI:

Në ditën Botërorë për parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, ne kujtojmë detyrën tonë për të krijuar një vend më të sigurt për rritjen e fëmijëve.

Shqipëria mund të luftojë abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve duke zbatuar ligjin dhe duke punuar me shoqërinë civile. Vendosni kriminelët në burg dhe lërini fëmijët të jenë fëmijë.