AKTUALITET, 19 Nëntor 2020, 12:43

Dyshohet se kërcënoi me thikë bashkëshorten, arrestohet 41-vjeçari

Dyshohet se kërcënoi me thikë bashkëshorten, arrestohet

Një 41-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se kërcënoi me thikë bashkëshorten e tij, e cila kishte urdhër mbrojtje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë se në Yrshek, në ambientet e banesës, shtetasi Ç. M. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëshorten e tij dhe po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, si dhe po e kërcënonte atë me thikë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale”,-shpjegon policia.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 parandalojnë një ngjarje të rëndë kriminale në familje. Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënoi me thikë bashkëshorten e tij, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë u vu në pranga 41-vjeçari. 41-vjeçari i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë se në Yrshek, në ambientet e banesës, shtetasi Ç. M. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata për bashkëshorten e tij dhe po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, si dhe po e kërcënonte atë me thikë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Shërbimet e Policisë kanë prangosur shtetasin Ç. M., 41 vjeç, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë), me të cilën ky shtetas e kërcënonte për ta vrarë bashkëshorten e tij.

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.