TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ka ndodhur sot në lagjen “Sheq i madh” në Fier, ku një makinë policia ka devijuar nga rruga duke u përplasur me një pemë.
Në automjetin “Honday” po lëvizte një punonjës policie me inicialet K.C., të cilit i është prerë rruga nga një mjet tip “Golf”.
Për pasojë makina e policisë është përplasur me një pemë, ndërkohë që si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë një këmbësor, M.M., 54 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Sot në lagjen “Sheq i madh” , Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Vija e ngjalës”, një automjet tip “Golf”, ende i paidentifikuar, duke dalë nga një rrugë dytësore për në rrugë kryesore, i ka prerë rrugën automjetit të policisë tip “Honday” me drejtues punonjësin e policisë K. C, i cili lëvizte në drejtimin Sheq-Fier.
Si rezultat i manovrës për të shmangur aksidentin, automjeti i policisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Gjithashtu, ka goditur dhe dëmtuar lehtë një këmbësor, shtetasin M. M., 54 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë.
Është njoftuar SHÇBA dhe po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.