AKTUALITET, 19 Nëntor 2020, 13:34

12 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

12 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë


Situata e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese. Shumë vende kanë marrë masa të reja kufizuese për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Deri më tani autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë konfirmuar 31 mijë e 215 raste. Ndërsa rastet aktive mbeten 12 mijë e 008.

COVID-19 i ka marrë jetën 860 personave, ndërsa janë shëruar 18, 347 pacientë.

Vetëm dje në Kosovë janë shënuar 720 raste të reja , ndërsa njëmbëdhjetë pacientë kanë ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se do të sigurojë 1,2 milion vaksina falas për qytetarët.