TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas shpërthimit të tritolit pranë një lokali në lagjen nr.4 të Laçit, që tronditi qytetin gjatë natës, një zhvillim tjetër tronditës e ka pasuar atë: Pronari i lokalit ka kërcënuar me jetë një nga gazetarët që po raportonte lajmin, Julian Shotën, duke i vënë pistoletën në kokë dhe duke i thënë: Mos filmo!
Komisriati i Kurbinit ndërkohë njoftoi për shpërthimin:
"Më datë 3.09.2018, rreth orës 2:00, në lagjen Nr.4 në Laç, në derën e jashtme të lokalit " Bar-Kafe" në pronesi të shtetasit Ll.B. vjeç 53, ka shpërthyer një sasi lëndë eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale " Shkatërrim prone me eksploziv" parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal."