AKTUALITET, 13 Tetor 2020, 19:48

Hoti pas takimit me Lajçak: Nuk ka formim të Asociacionit pa marrëveshje finale Kosovë-Serbi

Hoti pas takimit me Lajçak: Nuk ka formim të Asociacionit pa

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për mediat pas takimit që pati me të deleguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kreu i qeverisë u shpreh se ka garancitë nga partnerët ndërkombëtarë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Asociacioni është temë e mbyllur në marrëveshjen e vitit 2013. I kemi të gjitha garancitë e partnerëve ndërkombëtar se ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Kur jemi ulur në tavolinë të parën e kemi hequr idenë për shkëmbimin e territoreve. Sot askush nuk flet për këtë temë, dhe se nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive, Nuk kam ndërruar mendje, nuk i nënshtrohem presionit”, deklaroi Hoti.

Kujtojmë se Lajçak është duke qëndruar në një vizitë në Kosovë, ku pritet të zhvilloi takime me udhëheqësit e shtetit dhe disa liderë politikë.