TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazeta gjermane “Bild” dhe gazetari Peter Tiede, ka vijuar të publikojë përgjimet për blerjen e votave në Shqipëri. Por në ndryshim nga hera e kaluar, kësaj radhe në përgjime është edhe vetë kryeministri Edi Rama. Dëgjoni përgjimin e tij me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme:
[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/06/bildos.mp4"][/video]
Edi Rama: Hë mo si duket.
Arben Keshi: Mirë te pritshmërie jemi.
Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?
Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre komisionerëve, e kemi realizuar.
Edi Rama: Ashtu ëëë?
Arben Keshi: Po them që po.
Edi Rama: Po ata maskarenjt kishin bëërë presione me thanë?
Arben Keshi: Po deshën të me kapnian mua, por ajo ndodhi pas dy minutash që unë u futa te stafi, se po me pritshin te hoteli ku fleja.
Edi Rama: Çfarëe do të bëshin ty ata?
Arben Keshi: Ishin ja 50 veta. Ishte kjo pjesa e presionit, me goditje me kështu. Ai është legen, ai Flamur Noka është…
Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka more.
Arben Keshi: Dhe ky djali sa doli, sa më la mua, dhe ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Ishin 50 veta, jo se bënë ndonjë gjë, e goditën, por problemi është se ikën dhe si kapën dot.
Edi Rama: Më mirë, mo u hap, çi do sherret. Nigjo, ti mendon që e kemi realizuar objektivin ëë?
Arben Keshi: Unë them që po. Mund të lëvizë pak ose me shumë. Por nga ata që na kanë thënë komisionerët, jemi me pritshmëri të mëdha.
Edi Rama: Komisionerët i ke pas top apo jo?
Arben Keshi: Po, po. Ne rregull i kam pas.
Edi Rama: Mirë vllai!
Arben Keshi: Ishallah! Mirë faleminderit.
Edi Rama: Hajd ciao, ciao!