AKTUALITET, 17 Qershor 2019, 14:57

Rama ndërpret papritur fushatën, njofton…

Rama ndërpret papritur fushatën, njofton…

Kryeministri Edi Rama ka treguar përmes një postimi nëTwitter se eshte shkeputur diten e sotme nga fushata, per te marre pjese ne Forumin e Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor.

Rama ka ritheksuar edhe nje here se me 30 qershor do te mbahen zgjedhjet, duke shtuar se ne kete dite, ” populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman”.

“Shkëputje e pashmangshme nga fushata për të marrë pjesë në Forumin e prestigjozes Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor. Pasnesër gati për fazën finale drejt 30 qershorit, ditës kur populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman”, ka shkruar Rama.