LIFESTYLE, 21 Mars 2018, 12:21

E veshur me tuta sportive dhe taka, Eni Koçi "kryqëzohet" nga fansat

E veshur me tuta sportive dhe taka, Eni Koçi "kryqëzohet"

Eni Koçi di të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike. Së fundmi ka publikuar këngën e saj “Jemi dashtë”, e cila deri më tani ka marrë më shumë se 1.2 milionë shikime në “Youtube”.

Këngëtarja simpatike ka publikuar dje në “Instgaram” një video ku shfaqet e veshur me tuta sportive dhe me taka, trendi më i fundit i ndjekur nga modelet dhe blogeret e njohura. Mirëpo kjo veshje duket se nuk iu ka pëlqyer fansave të saj, të cilët, me komentet e tyre duket sikur e kanë “kryqëzuar” Enin.

“Taka me tuta sportive, fundi i botës po vjen”

“Tuta dhe taka, vetëm në rruzullin shqiptar ndodh kjo”

“Moda e re tuta me taka”, janë disa nga komentet ironike të fansave.

[gallery ids="83177,83176,83175,83171"]