LIFESTYLE, 21 Mars 2018, 12:15

Kancer në hundë? Babai i Kendall Jenner tregon plagën shokuese

Kancer në hundë? Babai i Kendall Jenner tregon plagën shokuese

Caitlyn Jenner u dallua me një plagë në hundë kur u nis në Malibu, të dielën. Dhe dy ditë më vonë na shpjegoi se çfarë po ndodhte me fytyrën e saj.

68-vjeçarja postoi një foto të hundës së saj të gjakosur dhe në formë plage, ku shkruante:

“Kohët e fundit kam kaluar disa dëme nga dielli në hundë. Gjithmonë lyhuni me kremin mbrojtës”.

E ulur në shtrat me qenin dhe laptopin në sfond, Caitlyn shfaqet pa makijazh dhe me një robdishan.

Ajo po ndjek gjurmët e aktorit Hugh Jackman, i cili dokumentoi betejën e tij kundër kancerit të lëkurës në mediat sociale, që të rriste ndërgjegjësimin e njerëzve.

[gallery ids="83157,83159,83156"]