LIFESTYLE, 21 Mars 2018, 10:31

Ajo u verbua ditën e dasmës nga buqeta e luleve, ja çfarë i ndodh 6 muaj më vonë…

Ajo u verbua ditën e dasmës nga buqeta e luleve, ja çfarë

Një nuse pati një incident të tmerrshëm ditën e saj të dasmës por u shpërblye gjashtë muaj më vonë me dasmën e ëndrrave.

Para dasmës së saj më 2 shtator 2017, Christine Jo Miller po këpuste lule të egra jashtë në oborr, në vendin ku do të zhvillonte ceremoninë në Lincoln të Nebraskës.

Ajo kishte porositur tashmë lule natyrale nga dyqani i luleve, por ajo donte të përfshinte lule të zgjedhura nga dora e saj në buqetë dhe në dekorin e dasmës për të shtuar një element tradicional.

Ajo që Christine nuk e dinte ishte se lulet – e gjelbër me të bardhë në male – ishin helmuese.

Pasi ajo u ngjit lart për të larë fytyrën që të niste të bëhej gati për ceremoninë, asaj menjëherë i shpërtheu një skuqje dhe sytë e saj filluan t’i lotonin.

“Brenda 15 minutash pati një skuqje në fytyrën time dhe filloi të përhapet në qafë dhe në krahët e mi”, – shpjegon Christine. “Një orë më vonë, sytë e mi filluan të më digjnin.”

Duke menduar se ishte vetëm një reagim alergjik, Christine thotë se halla e saj që është një infermiere i dha qetësuesit e saj, por ajo nuk ndjeu ndonjë lehtësim.

“Sytë po më digjnin mjaft keq,” – thotë ajo. “Mbajta sytë mbyllur derisa rregullova flokët dhe madje u përpoqa t’i qetësoja me kastravecë të freskët, por kur i hapja sytë gjithçka ishte shumë e paqartë dhe nuk mund të shihja asgjë”.

“Unë e bëra vetë makeup-in por vetëm sa mbeti duke u fshirë për poshtë, sepse sytë e mi po lotonin aq keq,” – shton ajo. “Unë kisha vija të zeza që po rridhnin në fytyrë gjatë gjithë kohës, por nuk më interesonte fort ajo gjë, sepse në të vërtetë kisha kaq shumë dhimbje”.

Christine arriti të qëndrojë e qetë pasi nëna e saj e dërgoi atë në një qendër mjekësore aty pranë, por kur panë se ishte mbyllur atë ditë, nëna e saj e pyeti nëse dëshironte ta anulonte ceremoninë e dasmës.

“I thashë jo,” – thotë Christine. “Nuk kishte asnjë arsye për t’u frikësuar, sepse ajo ishte jashtë kontrollit tim. Kishte 300 njerëz që dëshironin të argëtoheshin dhe nuk e bënte aspak më të mirë situatën, zhytja në dhimbjen dhe dëshpërimin tin, kështu që u përpoqa të rrija e qetë”.

Kështu ajo u kthye dhe veshi fustanin e saj të nusërisë dhe u nis për ceremoninë. Kur ajo arriti në fund të rreshtit, ajo i pëshpëriti të fejuarit të saj Jon, që sapo të përfundonte ceremonia, ata duhej të shkonin drejt e në spital.

Pasi thanë “Po-të” secili, të porsamartuar ata u nisën për në spital, ku mjekët i dhanë Christine një injeksion dhe disa pika për sytë. Ata i thanë asaj se ishte me fat që ajo nuk kishte pësuar dëmtime të përhershme nga bimët helmuese.

E turbulluar nga ilaçet dhe ende në dhimbje, ata u ndalën në një dyqan në rrugën e tyre në kthim dhe Jon vrapoi për t’i blerë nuses së tij një palë pizhame të rehatshme për t’u ndërruar në mënyrë që ajo do të ndihej sa më rehat në gosti.

“Ai më mori pizhame që shkruanin ‘Nusja’ në të,” – thotë ajo. “Ai më pyeti nëse duhet të ndërrohej edhe ai dhe i thashë jo. Ai më bëri të ndihem sa më rehat që të ishte e mundur”.

Pas vallëzimit të parë të turbullt dhe prerjes së tortës, të dashuruarit u larguan për në hotelin e tyre, ku Christine u këput në gjumë menjëherë dhe Jon porositi një pizza dhe e hëngri atë në shtrat – shumë larg mbrëmjes romantike që kishin planifikuar.

Pas dëgjimit të historisë së tyre, Steve Harvey, prezantuesi i një talk-show i ftoi ata në shfaqjen e tij, ku ata u befasuan me një javë të gjatë të një dasme ëndrrash në Disney (që u trasmetua në televizion).

“Asnjëherë nuk kisha dëgjuar kurrë për një martesë ku nusja duhej të nxitonte për në dhomën e urgjencës pasi ka patur një reagim alergjik ndaj buqetës së saj dhe ka parë kaq shumë gjëra të këqija t’i ndodhin në ditën e saj të dasmës”, – tha Harvey.

“Unë me të vërtetë u ndjeva sikur ata e meritonin një mundësi tjetër për të festuar dhe ku ka vend më të mirë për ta bërë atë të ndodhë se sa në Disney”.

Të dielën, çifti pati një ceremoni si një përrallë zanash – e plotësuar me një fustan të ri të dasmës për Christine. Ajo mbërriti në një karrocë të tërhequr nga kali dhe eci drejt hyrjes me sy të qartë për t’i thënë “Po” burrit të saj sërish edhe një herë.

“Unë përfundova duke qarë gjatë ceremonisë dhe zakonisht nuk qaj,” – thotë ajo.

“Steve bëri diçka absolutisht të mahnitshme për ne ,” – tha ajo gjatë ceremonisë. “Pastaj gjithë familja ime shkoi në Mbretërinë Magjike dhe u kënaqën gjithë ditën.”

“Jon-it i pëlqeu shumë gjithashtu,” – thotë ajo. “Dita ishte shumë e bukur.”

Sa për jetën si të martuar, nusja e lumtur thotë: “Është e mahnitshme. Ne po e duam dhe shijojmë çdo sekondë.”

[gallery ids="83073,83072,83069,83068,83067,83066,83065,83064"]