LIFESTYLE, 20 Mars 2018, 16:34

Pas ndarjes nga Zayn Malik, Gigi Hadid lidhet me këtë mashkull

Pas ndarjes nga Zayn Malik, Gigi Hadid lidhet me këtë mashkull

Vetëm pak ditë më parë zyrtarizuan ndarjen e tyre, pas një romance 2-vjeçare, por duket se asnjëri nga të dy nuk është penduar për këtë.

Bëhet fjalë për supermodelen Gigi Hadid dhe Zayn Malik, e cila tashmë po përflitet se ka nisur një lidhje të re me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Supermodelja dhe Hamilton kanë bashkëpunuar së bashku, pasi janë imazh i një reklame të Tommy Hilfiger.

Hamilton, është personazhi më i preferuar i femrave më të njohura si: Kendall Jenner, Winnie Harlow dhe Rihanna.

Sipas “The Mirror”, dyshja kanë shkëmbyer mesazhe flirtuese dhe po nisin të kenë afërsi. “Ka një lidhje mes tyre”, tha burimi.

[gallery ids="82852,82851,82853"]