LIFESTYLE, 20 Mars 2018, 15:36

Këngëtari shqiptar bëhet baba, vjen në jetë Una (FOTO)

Këngëtari shqiptar bëhet baba, vjen në jetë Una (FOTO)

Këngëtari i grupit NRG Band, Besnik Qaka është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë Besniku, pas publikimit të fotografisë së parë nga spitali, ku shfaqet një pjesë e fytyrës së vogëlushes.

“Fryma jote e parë, na e mori tonën”, ishin fjalët e babait përkrah fotografisë së publikuar tek mbishkrimi i së cilës e ka zbuluar edhe emrin e foshnjës.

Ai dhe Lolita vajzën kanë vendosur ta quajnë Una.

[gallery ids="82858,82862,82861,82860"]