TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aeroplani “Air Force Two” me të cilin po udhëtonte zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin e New Hampshire, pas një incidenti në ajër.
“Daily Mail” shkruan se gjatë fluturimit, avioni është përplasur me një tufë zogjsh, referuar njoftimit nga zyra për informim në Shtëpinë e Bardhë.
Mësohet se Pence po kthehej në Washington pas një vizite që kishte realizuar në qytetin e Gillfordit. Një zyrtar i lartë amerikan, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka bërë të ditur se zëvendëspresidenti amerikan dhe ekipi i tij nuk kanë qenë në rrezik.
Pas uljes në New Hampshire, Pence është rikthyer në Washington me një aeroplan për transportin e mallrave, që Shërbimi Sekret e përdor për transportin e automjeteve që shfrytëzohen gjatë udhëtimeve jashtë vendit.