BOTA, 26 Qershor 2018, 14:40

Vrasja e një politikani çon në pranga të gjithë policët e qytetit

Vrasja e një politikani çon në pranga të gjithë

E gjithë forca policore e një qyteti në Meksikë u vu në pranga, pasi dyshohen si të përfshirë në vrasjen e një kandidati për bashkinë e qytetit. Të 28 policët e Ocampos-s u arrestuan nga kolegët e tyre të shërbimit të brendshëm, raporton Reuters.

Mediat lokale raportojnë se ata dyshohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e Fernando Angeles Juarez, i cili kishte kandiduar për postin e kryetarit të bashkisë së qytetit të trazuar me 24 mijë banorë.

Pas vrasjes së tij, autoritetet u përpoqën të burgosin Oscar Gonzalez Garcia, sekretari për sigurinë publike në Ocampo. Mëngjesin e së dielës, Garcia së bashku me 27 policët nën drejtimin e tij u vunë në pranga.

Të dielën e ardhshme, Meksika mban zgjedhjet, në të cilat do të zgjidhen 3400 drejtues shtetërorë dhe vendorë. Fushata që u paraprin këtyre zgjedhjeve është një nga më të përgjakshmet në historinë e Meksikës, me dhjetëra politikanë, kandidatë dhe aktivistë të vrarë.

Në total, 113 politikanë janë vrarë që nga shtatori 2017 deri në maj 2018.