TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e shtunë, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot që do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira deri mesatare.
Vranësirat do të jenë më të pranishme përgjatë relieveve malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.
Në këto zona priten edhe reshje shiu me intensitet të ulët, veçanërisht në verilindje dhe lindje të territorit.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.
Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 10 m/s, ndërsa në det pritet valëzim i forcës 1-2 ballë.

