TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë, Sofia Moreira de Sousa është takuar me ministrin e Financave Petrit Malaj.
Në një postim në rrjetet sociale ajo shprehu mbështetjen ndaj këtij dikasteri dhe theksoi se Ministria e Financave është çelësi i anëtarësimit në BE, pasi menaxhon fondet e BE-së dhe përgatit vendin për detyrimet financiare të anëtarësimit.
“Ministria e Financave është çelësi i anëtarësimit në BE, pasi ajo menaxhon fondet e BE-së dhe përgatit vendin për detyrimet financiare të anëtarësimit. Dje, u takova me Ministrin Petrit Malaj dhe riafirmova se BE do të vazhdojë ta mbështesë këtë punë”, shkruan ajo.