TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar sot ditën e 111-të të rezistencës kundër qeverisë dhe klasës politike. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të godinës së Kryeministrisë, duke përsëritur kërkesat e tyre për ndryshime politike.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilën e konsiderojnë të panegociueshme, si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura.
Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, mes tyre “Rama në burg! Berisha në burg!” dhe “Opozitë e shitur”.

Mesazhet e protestuesve janë përcjellë edhe përmes pankartave të vendosura në shesh, ku janë shfaqur kritika ndaj qeverisë dhe thirrje drejtuar institucioneve të drejtësisë.
Pas 111 ditësh protestë, qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë, ndërsa marshimi drejt Kryeministrisë shënon një tjetër etapë të aksionit të tyre qytetar në Tiranë.