LIFESTYLE, 21 Shkurt 2018, 10:21

Oriola Marashi nxjerr “bllof” reperin, Noizy befason me reagimin e tij: Mbylle halen

Oriola Marashi nxjerr “bllof” reperin, Noizy befason me reagimin e
Oriola Marashi, ish-modelja e “Icon Agency”, pak kohë më parë bëri publike nisjen e  projektit të saj të parë muzikor në bashkëpunim me Noizy-n dhe grupin OTR. Që pas kësaj modelja simpatike është parë shpesh nën shoqërinë  e djemëve të OTR dhe në veçanti me Noizy-n. Dyshja e njohur shumë shpesh publikojnë foto apo komentojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Mirëpo në komentin e fundit me sa duket Oriola e ka nxjerrë bllof reperin e njohur, pasi ai shfaqet në Milano, ndërsa ajo i shkruan të mos bëjë sikur është ende aty. “Mirë boll bëre sikur je akoma në Milano”, i ka komentuar Oriola Noizy-t. Reperi nuk ka nguruar dhe ia ka kthyer menjëherë komentin, por që fatkeqësisht është një reagim pak ofendues dhe i rëndë.

“E mirë mbylle halen ti”, ia ka kthyer Noizy.

Duke parë mënyrën se si vazhduan komentet e tjera arritëm të kuptojmë se Oriolës nuk i ka ngelur qejfi nga kjo mënyrë të shprehur dhe për më tepër reperi dhe modelja e njohur kanë rënë dakord që të takohen. [gallery ids="72579,72577,72578,72584,72583,72585,72586,72582,72576"]