LIFESTYLE, 20 Shkurt 2018, 22:28

Kush është këngëtarja shqiptare që ka thyer rekordin, merr 1 miliardë klikime në youtube

Duket se karriera e këngëtares së re me origjinë shqiptare Dua Lipa, i ka kaluar parashikimet e të gjithëve.

Sipas The Economic Times, këngëtarja e re e Pop-it ka thyer rekordin duke u kthyer këngëtarja më e re në histori që ka kaluar 1 miliard klikime në Youtube me këngën e saj “New Rules”.

Në më pak se 1 vit, 223 ditë për të qenë ekzakt, kënga e cila ka frymëzuar miliona vajza zemërthyera në të gjithë botën ka marrë mbi 1 miliard shikime.

Këngëtarja 22 vjeçare duket shumë e lumtur për këtë fakt dhe e ka treguar këtë me një foto të saj në vegjëli të postuar në Instagram.

Capture.PNG

Në foto shfaqet Dua me një telefon dhe e ka shoqëruar me nënshkrimin: “Ngrita telefonin dhe mora vesh që jam këngëtarja më e re në histori që kalon 1 miliard klikime”. Në këtë mënyrë Dua Lipa ka lënë pas Justin Bieber me ‘Where Are U Now’(2015) dhe Pitbull e Kesha me ‘Timber’ (2013).

Dua Lipa është gjithashtu e nominuar për plot 5 çmime për BRIT Awards, ekzaktësisht si ‘Singëlli më i mirë’, ‘Video më e mirë’, ‘Këngëtarja më e mirë solo’, ‘Albumi i vitit’ dhe ‘Zbulimi i vitit’.