AKTUALITET, 30 Shtator 2021, 09:20

E rëndë/ Koronavirusi i merr jetën gruas shtatzënë tek Infektivi

E rëndë/ Koronavirusi i merr jetën gruas shtatzënë tek

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Spitalin Infektiv, ku raportohet se ka ndërruar jetë nga koronavirusi një grua shtatzënë.

Mësohet se viktima ishte katër muajsh e shtatzënë, dhe ndodhej e shtruar te Spitali Infektiv, i njohur si Covid-1.

Gruaja shtatzënë ndodhej e shtruar në reanimacionin e Infektivit prej dy ditësh, ndërsa nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin e rëndë.