AKTUALITET, 30 Shtator 2021, 08:30

Dita nis me shi, mësoni parashikimin e motit për sot

Dita nis me shi, mësoni parashikimin e motit për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit hera herës deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Hera herës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Në relievet kodrinore-malore në periudha afatshkurtra parashikohen reshje me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa hera herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 8 m/s.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 17/29 diell re shi

Kukës 13/25 diell re shi

Lezhë 16/27 diell re shi

Dibër 12/25 diell re shi

Durrës 18/29 diell re shi

Tiranë 17/29 diell re shi

Elbasan 17/29 diell re shi

Berat 14/29 diell re shi

Vlorë 18/29 diell re shi

Korçë 12/25 diell re shi

Gjirokastër 16/28 diell re shi

Sarandë 18/27 diell re shi.