AKTUALITET, 16 Qershor 2019, 13:00

E përplasi autoambulanca, ndërron jetë në spital gruaja

E përplasi autoambulanca, ndërron jetë në spital gruaja


Një kalimtare është aksidentuar nga një autoambulancë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme tek ish-Restorant Durrësi në kryeqytet.

Pas përplasjes, ka qenë po ambulanca ajo që ka transportuar të plagosurën për në spital, e cila ka ndërruar jetë pak orë më pas.

Përplasja ndodhi teksa gruaja po kalonte rrugën, duke i dalë përpara ambulancës.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës.