AKTUALITET, 15 Janar 2020, 23:18

E pa me të dashurën e re, ish-gruaja kërcënon me thikë shqiptarin

E pa me të dashurën e re, ish-gruaja kërcënon me thikë

Një telefonatë e pazakontë ka mbërritur në stacionin policor të Lipjanit në mesnatë, ku një ri ka kërkuar ndihmë pasi ish-e dashura e kërcënonte me thikë.

Shkak për këtë kërcënim ishte se ky i fundit e kishte lënë për një grua tjetër.

A.SH më parë kishte tentuar të bënte vetëvrasje, më pas kërcënoi me thikë ish-të dashurin.

Gruaja që kërcënoi ish-të dashurin mësohet se ka një vajzë 6-vjeçare e cila tani i ka kaluar në përkujdesje nënës së saj.

Sipas deklaratës së ish-të dashurit, A. SH kishte hyrë me forcë në banesë dhe kishte kërcënuar njëri nga ta do të vdiste nëse nuk do të bëheshin sërish bashkë.