AKTUALITET, 15 Janar 2020, 20:40

Punonjësi humbet këmbën në vendin e punës, shtypi gabimisht telekomandën

Punonjësi humbet këmbën në vendin e punës, shtypi

Një punonjës i cili merrej me ngarkimin e mbetjeve urbane, për pak sa nuk ka humbur jetën për shkak të një gabimi vetjak në punë, që mund ti kushtonte shtrenjtë.

S. Th nga fshati Shkaranik I Malishevës, ka qenë në krye të detyrës, kur gabimisht ka shtypur telekomandën e cila shërben për kapjen e kontenierëve, pa kontrolluar pozicionin e tij.

55-vjeçari është kapur nga ganxha dhe për pasojë ka dëmtuar rëndë njërën këmbë.

Ai është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët janë detyruar tip resin shputën e këmbës.

Ngjarja aksidentale ka ndodhur gjatë punës në fshatin Berishë të Malishevës.

Drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta, ka thënë për Gazetën Express se ngjarja ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së 55-vjeçarit.

“Punëtori nga pakujdesia ka shtypur telekomandën, me ç’rast kontejneri e ka mbështetur për kamioni, duke i shkaktuar prerje dhe dëmtim të këmbës”, ka deklaruar Graishta.

Ndërkaq, rasti nga Policia e Kosovës po cilësohet si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të policisë.

“Fsh. Berishë, Malishevë 14.01.2020-11:45. Viktima mashkull K-Shqiptar, ka kërkuar ndihmën mjekësore në QKMF –Malishevë pasi që i njëjti ka lënduar-prerë shputën e këmbës. Viktima është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar inspektori i punës i cili ka dalë në vendin e ngjarjes”, theksohet në raport.

Ndërkaq edhe një punëtor tjetër është lënduar në vendin e tij të punës, të hënën në Lipjan.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, ndërkaq si pasojë e lëndimeve të marra, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Kujtojmë se Inspektorati i Punës për vitin 2018 ka bërë gjithsej 9114 inspektime, ku 4773 inspektime të rregullta, 2439 inspektime të përsëritura, 1742 inspektime me kërkesë të palës dhe 160 inspektime të përbashkëta.

Ndërsa në lidhje me masat ndëshkuese gjatë vitit 2018 janë dhënë vërejtje, gjoba dhe masa tjera në shkallë të dytë.

“Janë dhënë 1340 vërejtje, 270 gjoba, 233 vendime në shkallë të dytë. Ndërsa janë ekzekutuar 13 prej tyre për vitin 2018, kurse 62 janë dërguar në përmbarim”, thuhet në raport.