AKTUALITET, 15 Janar 2020, 20:43

“Paqja” për reformën zgjedhore, zbulohet kur do të takohen sërish palët

“Paqja” për reformën zgjedhore, zbulohet kur do të

Të enjten pasdite pritet të mblidhet për herë të parë Këshilli Politik. Ai u krijua të martën nga tryeza e PS-PD-LSI dhe Rudina Hajdari si pjesë e opozitës parlamentare, për të arritur në një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Këshilli Politik do të mblidhet në orën 17.00 të së enjtes dhe do të formohet me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, drejtuesve të komisionit të reformës zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në parlament. PD ka mbledhur ndërkohë aleatët për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre që do të marrin pjesë në këtë këshill.