TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi nuk e ka vënë në diskutim kalimin në çerekfinalen e Kupës së Italisë, duke mundur me rezultatin e thellë 4-0 Udinezen. Kampionët e Italisë kishin mundësi të shënonin edhe më shumë gola, por kanë humbur raste të shumta para portës duke mos ditur të shfrytëzojnë ashtu siç duhet mundësitë e dhëna.
Në minutën e 16-të, Higuain ka shënuar golin e parë ku asistues ka qenë Dibala. Dhjetë minuta më vonë, ka qenë radha e Dibalës për të gjetur golin, duke realizuar saktë një penallti. Ndërkohë, në të 57' ishte sërish Dibala ai që thelloi shifrat, teksa ndeshjen e vulosi Daglas Kosta me anë të një penalltie.
Sarri kishte lënë pushim për këtë ndeshje Kristiano Ronaldon. Juventusi do të përballet në çerekfinale me fituesin e çiftit Roma-Parma që do të luhet ditën e nesërme. Në kampionat, Juventusi përballet me Parmën në shtëpi.