TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mançester Junajtid ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi kundër Wolverhampton (1-0), në ndeshjen e vlefshme për “FA Cup”. Për të besuarit e Solskjaer, ka mjaftuar goli i shënuar nga Huan Mata në pjesën e dytë, duke i dhënë skuadrës së tij frymëmarrje dhe njëkohësisht kualifikimin.
Si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën skuadra e Junajtid e ka kërkuar më shumë golin por nuk ka pasur saktësinë e duhur para portës. Një kundërsulm dhe një pasim fantastik i Marsial, e ka nxjerrë të vetëm para portës mesfushorin spanjoll i cili ka gjetur rrjetën me anë të një parabole, për të kaluar ekipin e tij në avantazh.
Junajtid e kishte barazuar në ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin 0-0 dhe ky rezultat e lejon të luajë në turin tjetër, aty ku kundërshtar do të ketë fituesin e çiftit Watford-Tranmere. Ndeshja e parë është mbyllur në barazim 3-3.