LIFESTYLE, 22 Dhjetor 2019, 13:13

“Kemi filluar të flemë te pema”/ Arbana Osmani poston foton e ëmbël të fundjavës


Moderatorja Arbana Osmani ka postuar një foto shumë të ëmbël të djalit të saj këtë të diel, i cili siç duket e “dashuron” pemën e Krishtlindjeve.

Në foto duket djali i Arbanës, Joni, i cili, i veshur me pizhame, qëndron poshtë pemës së mbushur plot me dhurata që pritet të hapen në ditët e festave.

Sipër fotos, Arbana me humor shkruan: “Kemi filluar të flemë te pema”, duke treguar kështu gëzimin e djalit të saj për festat.