LIFESTYLE, 3 Qershor 2018, 10:40

E mohojnë lidhjen prej kohësh, por Alba e nxjerr blof Albi Nakon para kamerave

Prej disa javësh Albi Nako dhe Alba Hoxha kanë qenë kryefjala e mediave rozë pas lajmeve që qarkullojnë sipas të cilave ata janë në një lidhje.

Fillimisht dyshimet filluan nga fakti se dyshja u pa në vende të njëjta, si në Paris e Bruksel.

Ndërsa së fundmi janë fotografuar në plazh duke kaluar pushimet bashkë. Në një intervistë për “Jo vetëm modë” Albi u pyet nga Eni Shehu mbi faktin që tanimë i shohim gjithmonë bashkë.

“Jemi thjesht rastësisht këtu me Albën, sepse jemi marrë me prova, kjo është e gjitha. Ne jemi partnerë, është asistentja ime. Më ndihmon dhe e ndihmoj”, u shpreh Albi. “Ne kemi patur shumë ëorkshop-e bashkë. Kemi qenë në Bruksel, në Palasë, Paris, etj. Kjo është arsyeja”, tha Alba.