TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më në fund, Turjan Hysko ka reaguar për herë të parë në lidhje me lajmet se do të braktis ekranin e “Vizion Plus” si dhe detyrën si drejtor në platformën “Tring”. Përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook”, Turjan Hysko konfirmon se në sezonin e ri televiziv do të shfaqet në një tjetër ekran.
“Pas 14 vitesh dhe më shumë se 13 programe të realizuar, sezoni i ri televiziv nuk do të më gjejë më në Vizon Plus! Një vendim i vështirë, por i pakthyeshëm, i ardhur natyrshëm pas një eksperience që mund ta quaj fantastike në tërësinë e saj!”, – ka shkruar ai.
Turi e mohoi disa herë lajmin se do të zhvendosej në “Klan Plus” në postin e drejtorit ekzekutiv, derisa u kap “mat” në ambjentet e televizionit “Klan” në shoqërinë e Aleksandër Frangaj. Mësohet se ai do të nisë në sezonin e ri një emision game – show. Gjithashtu sipas burimeve të “anabel.al” u bë e ditur ditën e djeshme se edhe “Apartamenti 2xl” është zhvendosur drejt televizionit “Klan”, madje është realizuar edhe mbledhja e parë për sezonin e ri.
![]()