LIFESTYLE, 3 Qershor 2018, 10:00

Rudina Dembacaj pranon për herë të parë ndërhyrjen estetike: Ja çfarë kam bërë

Rudina Dembacaj pranon për herë të parë ndërhyrjen

Personazhet e njohura nuk e pranojnë asnjëherë hapur se kanë bërë ndërhyrje estetike, por ky rast është krejt ndryshe.

Aktorja Rudina Dembacaj e ftuar në ‘Xing me Ermalin’ ka pranuar publikisht se ka bërë gjoksin, por nuk ja ka rritur numrin.

“Unë kam qenë e shëndoshë dhe kur u dobësova, gjoksi u bë me u fut në xhepa. Është hera e parë që po e them. Kam bërë ndërhyrje estetike, i mora gjokset nga xhepat i ngrita ku e kanë vendin, por janë të miat. Ato që kisha thjesht i sistemova. Jo nuk kam hequr dhe as nuk kam shtuar. Nuk është gjoks fals, është gjoksi im”, u shpreh Rudina.