LIFESTYLE, 2 Qershor 2018, 13:31

Zaimina nuk ngopet me fëmijë. Së shpejti do t’i bëjë Khloe-s një vëlla

Zaimina nuk ngopet me fëmijë. Së shpejti do t’i

Bukuroshja e showbizit shqiptar, Zaimina Vasjari, para 4 muajsh u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë vogëlushen Khloe. Që prej lindjes së vajzës, Zaimina duket se i është përkushtuar tërësisht asaj.

Ajo ndan shpesh me ndjekësit në Instagram foto e video të ëmbla të vogëlushes sybojëqielli dhe në një intervistë në ‘Top Albania Radio’, tregoi se jo vetëm ajo, por edhe partneri i saj Klodi i përkushtohet shumë vajzës së tyre.

Gjatë intervistës Zaimina rrëfeu se në të ardhmen jo shumë të largët, dëshiron shumë ti plotësojë dëshirën partnerit të saj për të bërë një djalë, e për ta bërë Khloen me një vëlla të vogël.