LIFESTYLE, 2 Qershor 2018, 11:28

Prezantuesja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë

Katerina Trungu, prezantuesja e njohur e emisionit “Tring Stars” është kurorëzuar në martesë me DJ-n e njohur Endri Miliku pas 8 vitesh lidhje, ditën e djeshme.

Ceremonia e dasmës ishte e thjeshtë dhe merrnin pjesë vetëm familjarët dhe miqtë e afërt të çiftit, ndërkohë që celebrimi u bë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

 

Moderatorja gjithashtu është në muajin e 6-të të shtatzënisë dhe nuk ka ngurruar të tregojë barkun në fustanin e bardhë elegant të nusërisë.Burime pranë “Tring” kanë thënë se Katerina dhe bashkëshorti i saj janë në pritje të një djali.