AKTUALITET, 26 Shkurt 2020, 10:27

A transmetohet koronavirusi i ri përmes rrugës ushqimore? ISHP: Duhet respektuar higjiena

A transmetohet koronavirusi i ri përmes rrugës ushqimore? ISHP: Duhet


Instituti i Shëndetit Publik sot i është përgjigjur një pyetje që shumë qytetarë e bëjnë në lidhje me koronavirusin. Shqetësimi i qytetarëve është nëse transmetohet koronavirusi përmes rrugëve ushqimore apo jo.

ISHP në një postim në mediat sociale shkruan se të gjithë duhet të higjiena dhe të kemi kujdes.

“Zakonisht sëmundjet respiratore nuk transmetohen me ushqim, i cili megjithatë duhet të trajtohet duket respektuar praktikat e mira të higjienës dhe duke shmangur kontaktin midis ushqimit dhe të papërpunuar dhe atij të gatuar”, shkruan ISHP duke hequr dyshimet se koronavirusi transmetohet dhe nga ushqimi.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 11 viktima dhe mbi 320 persona janë infektuar, ndërkohë numri i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë.

Mes të infektuarave është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci dhe dy raste në Austri, dhe dy në Serbi. Ndërsa në Greqi, dyshohet se është infektuar me koronavirus një person në Patra.

Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.