TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një makinë tip “Opel” me targa AA 782 OU, është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në lagjen “5 Maj”, në Elbasan.
Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së shtetasit K.B.,66 vjeç,(pesionist) i cili kishte dhe në pronësi makinën.
Në njoftimin e policisë thuhet se: “Si pasojë e flakëve mjeti është djegur plotësisht në pjesën e përparme të tij. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronarit i cili ska ndonjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e ndonjë shkëndijë elektrike”
Vijon ende puna në bashkëpunim me ekspertët e zjarrfiksës për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.