TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Modernizimi i proceseve të brendshme, menaxhimi i rrezikut dhe kreditimi janë pjesë e transformimit digjital të sektorit bankar në vendin tonë. Ky zhvillim është mbështetur edhe nga integrimi i Shqipërisë në zonën “SEPA” dhe nga një studim i Bankës së Shqipërisë që vlerëson shkallën e pjekurisë digjitale të sektorit bankar.
“Të gjitha bankat raportojnë e-banking dhe mobile banking funksionale. 95% raportojnë lidhje API, mbi 90% kanë në funksionim shërbimet e bankingut të hapur dhe 85% përdorin vërtetim biometrik. Rreth dy të tretat planifikojnë modele parashikuese për vlerësimin e rrezikut dhe të kredisë. Gati gjysma identifikojnë inteligjencën artificiale dhe mësimin makinerik si prioritet”, thuhet në njoftimin e BSH.
Nga ana tjetër këto procese përballen edhe me sfida si siguria kibernetike apo dhe integrimi i sistemeve të reja të pagesave me platformat ekzistuese.
“73% e bankave përjetuan të paktën një incident negativ të lidhur me digjitalizimin gjatë vitit 2025. Mbizotërojnë përpjekjet phishing ndaj klientëve dhe emailet mashtruese që imitojnë institucionet financiare. Vështirësitë në integrimin e sistemeve dhe ankesat për kanalet digjitale përbëjnë një grup tjetër incidentesh. Asnjë bankë nuk raportoi akses të paautorizuar në sisteme apo modifikim të të dhënave”, thuhet në njoftimin e BSH.
Banka Qendrore nënvizon se Shqipëria është e konsoliduar për të ecur drejt një ekosistemi bankar digjital modern, të qëndrueshëm dhe të orientuar gjithnjë e më shumë drejt nevojave të klientit.