AKTUALITET, 17 Shkurt 2018, 23:48

E dërgoi në azil, djali përballet live në Top Channel me nënën

E dërgoi në azil, djali përballet live në Top Channel me

Rinisi për të dytën herë emisioni i Arbana Osmanit, “Dua të të bëj të lumtur”, në ekranin e Top Channel.

Historia prekëse e radhës ishte e Jorgji Bincanit, e cila jetonte në azil prej vitit 2010, për shkak të konflikteve që kishte me nusen e djalit.

Emisioni bëri të mundur takimin me djalin e saj Nikon. Sakaq, nusja e Nikos që ishte gjithashtu e pranishme në emision, i kërkoi të falur të moshuarës, duke u justifikuar se dërgimin në azil e kishte bërë se asokohe ajo po vuante prej depresionit post-partum.