TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
SHBA - Një gjykatës në shtetin e Xhorxhia, ka rrëzuar padinë e Donald Trump, që vinte në dyshim numërimin e votave.
Fushata e Trump i'u drejtua gjykatës, kur një dëshmitar republikan kishte deklaruar se nuk ishte i sigurtë nëse 53 fletë votimi kishin mbërritur në kohë apo jo.
Sipas "The Independent", gjykatësi James Bass, e rrëzoi padinë duke thënë: "Pasi dëgjova provat, po e mohoj këtë kërkesë, duke e rrëzuar pretendimin, faleminderit zotërinj".
Fushata e Trump kishte pretenduar se "Dështimi për të siguruar që fletët e votimit të ardhura pas afatit, të jenë të ruajtura në një mënyrë që siguron se këto fletë votimi nuk llogariten padashje ose qëllimisht, siç e kërkon ligji në Xhorxhia, dëmton interesat e Fushatës së Trump dhe Presidentit Trump, sepse mund të sjellë reduktimin e votave legale në favor të Presidentit Trump".
Në shtetin e Xhorxhia, në këto momente udhëheq presideni Trump, por me një diferencë mjaft të ngushtë, konkretisht ai ka 49.5% të votave ndërsa Biden ka 49.2% të votave. Në mënyrë që Trump të ketë ende shans për t'i fituar zgjedhjet, duhet të fitojë patjeter në këtë shtet, ndaj gara që po zhvillohet aty është vërtet dramatike dhe çdo votë ka vlerë të jashtëzakonshme.
Gara mes Trump dhe Biden vijon të jetë e hapur dhe në katër shtete të mbetur rezultati është shumë i ngushtë. Për këtë arsye, pa u numëruar të gjitha votat duket se nuk do të kemi një rezultat të qartë.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/11/04/voa-cfare-ndodh-nese-zgjedhjet-presidenciale-amerikane-nuk-nxjerrin-qartazi-fituesin/
https://www.tpz.al/2020/11/04/trump-ben-deklarate-te-paprecedent-po-beheshim-gati-te-festonim-po-ndodh-nje-mashtrim-ndaj-popullit-turp/