AKTUALITET, 3 Gusht 2019, 17:51

Belind Këlliçi:Nëse kryen krim apo merresh me drogë ,Rilindja të jep post qeverisës



Kreu i FRPD ,Belind Këlliçi ka hedhur akuza të rënda për emërimin e Kryetarit të FRESSH në Kolonjë në postin e Administratorit nga ana e Kryetarit të ri të Bashkisë Erion Isaj.

Postimi i plotë:

Nese kryen nje krim, trafik droge apo korrupsion dhe je pjese e Rilindjes, nuk shkon ne burg por merr post te larte. Keto jane kriteret e Edi Rames per drejtuesit e qeverisjes se tij.

Rasti me i fundit eshte ai i kryetarit te FRESSH Kolonje, Pandi Cunge. Me 28 qershor ai qelloi me thike nje 35 vjeçar, pasi kishte ofenduar ne faqen e facebook, kandidatin e PS ne Kolonje, Erion Isai. Ai nuk u denua, perkundrazi u emerua ne detyre te larte si Administrator i Njesise Administrative Qender. Keto jane standartet, keshtu vepron ligji per Edi Ramen dhe kriminelet e tij rilindas!