TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e 5 të rinjve, që dyshohet se ishin nisur drejt Sarandës për të kryer një ngjarje kriminale.
Të 5 të arrestuarit në Sarandë janë me precedent penal në fushën e narkotikëve. Policia ka dyshime të forta që kanë shkuar për të ekzekutuar një person në fshatin Gjashtë të Sarandës.
Të arrestuarit janë marrë në pyetje, por nuk kanë pranuar që të flasin përpara hetuesve.
Sipas burimeve ata ndodheshin të ndarë në dy makina të ndryshme dhe në një momemt sapo kanë ndaluar, Moriseni dhe Kaja po shihnin armët kur në atë moment është ndërhyrë nga policia për t’i arrestuar.
Sipas burimeve, të arrestuarit u kapën në një rrugicë pranë banesës së Rexhep Ismailit, i cili u vra na lokalin e tij në Qafë Gjashtë, në maj të këtij viti. Grupi hetimor është duke verifikuar nëse ndalesa e tyre në këtë zonë është e rastësishme ose jo, pavarësisht se të arrestuarit nuk kanë dhënë deklarime.