TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka dhënë detaje në lidhje me automjetin që u gjet e djegur në Derven në Krujë, ku dyshohet se ka pasur edhe një viktimë.
Automjeti i djegur është një 'Volkswagen Turan'.
“Më datë 05.05.2018, në Derven, në fundin e një toke është djegur një mjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët gjatë kqyrjes së mjetit kanë dalluar mbetje të një shtetasi të djegur, ende të paidentifikuar.
Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.