TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur këtë mëngjes.
Në aksin Lezhë-Shëngjin, një automjet me drejtues një 19-vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësor. F.P, 29, banues në Tropojë, dyshohet se ka tentuar të kalojë rrugën kur është përplasur nga E.M, 19 vjeç, banues në Lezhë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, ndërsa po heton edhe për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Në rrugën Lezhë – Shëngjin, shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.