SPORT, 21 Mars 2021, 22:58

Dygolësh i Mertens, Napoli mposht Romën brenda në “Olimpico”

Dygolësh i Mertens, Napoli mposht Romën brenda në

Napoli triumfoi 2-0 ndaj Romës në sfidën për zonën Champions, duke zhvendosur pikërisht verdhekuqtë në vendin e gjashtë të Serisë A. Vendimtar në këtë sukses të ekipit të Gattusos rezultoi Dries Mertens, autur i dy golave të sfidës, të shënuar në minutat 27’ dhe 34’.

Cristante në minutën e 37-të provoi aftësitë e Ospinës, që nuk lejoi prekjen e rrjetës, ndërsa në fraksionin e dytë Pellegerini u ndal nga shtylla. Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, pasi napolitanët e mbrojtën me fanatizëm rezultatin, duke u ngjitur në vendin e pestë me 50 pikë, pesë më pak se Atalanta, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar, atë ndaj Juventusit.