SPORT, 21 Mars 2021, 20:45

Atletico Madrid fitore të vuajtur ndaj Deportivo Alavesit

Atletico Madrid fitore të vuajtur ndaj Deportivo Alavesit

Atletico e Madridit vuan shumë, por në fund ia del të sigurojë tri pikë përballë Deportivo Alavesit (1-0) në “Wanda Metropolitano”, ku miqtë humbën një 11-metërsh pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Nëse Luiz Suarez ka meritë të padiskutueshme në këtë sukses si autori i golit të vetëm të sfidës, i shënuar në minutën e 54-t, ai që meriton më shumë komplimenta është portieri Oblak, i cili i mohoi golin sulmuesit të Alavesit, Joselu, nga pika e bardhë e penalltisë.

Një fitore mes drithërimash për “Los Colchoneros”, që në këtë pjesë të fundit të sezonit do t’i përqendrojnë të gjitha forcat në La Liga, pasi janë eliminuar herët në Kupën e Mbretit dhe së fundmi edhe në Champions League.