TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Modelja Oriola Marashi kishte planifikuar një këngë me liderin e grupit OTR, Noizyn, por pas sherrit me të, ajo kthehet sërish te miku i tij, Denis Hajri (Varrosi).
Ky trekëndësh provokues Noizy-Oriola-Varrosi, duket se është shndërruar në një telenovelë showbiz-i pasi prej kohësh rrallë i shohim të tre bashkë si më parë.
Tashmë, Oriola rri një herë me njërin dhe një herë me tjetrin, një marrëdhënie kjo e ngatërruar, që është vënë re dhe nga ndjekësit e saj në “Instagram”.
Dhe sot ajo ka bërë lëmsh sërish ndjekësit e saj.
Pas lajmit se ajo kishte sfiluar për Guess i cili u përhap gjithandej në internet, Oriola vendosi të falënderonte publikisht familjen OTR, sepse siç thotë ata janë gjithmonë pranë saj kudo që shkon.
“Më e rëndësishmja është familja ime OTR, jam gjithmonë aty për ta dhe ata janë gjithmonë aty për mua!”, shkroi Oriola duke i lënë të gjithë të habitur.
