TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përhapja e koronavirusit ka ngjallur frikë në Francë, ndërsa autoritet janë detyruar të mbyllin dyert e muzeut të Luvrit në Paris.
Muzeu i Luvrit është një nga më të vizituarit në botë, ku turistë të shumtë, nga të gjitha vendet e botës, përfshirë edhe ata që ndodhen në hartën e kuqe të prekjes nga virusi, rrinë në radhë me orë, në pritje për ta vizituar.
“Luvri është një hapësirë e mbyllur që mirëpret më shumë se 5 000 njerëz në ditë. Ekziston një shqetësim i vërtetë nga ana e stafit.” tha për përfaqësues i muzeut.
Deri më tani, në Francë janë shënuar dy viktima dhe mbi 100 raste të infektuar nga virusi vdekjeprurës, ndërsa autoritet ndaluan dje të gjitha tubimet mbi pesë mijë persona, në hapësira të kufizuara.