AKTUALITET, 1 Mars 2020, 17:02

Njoftohet konferenca e papritur e Metës: Denoncon një krim të tmerrshëm…

Njoftohet konferenca e papritur e Metës: Denoncon një krim të


Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, bëri të ditur se Kreu i Shtetit, Ilir Meta, do të dalë para mediave në orën 18:30 të mbrëmjes së sotme.

Sipas Blushit, në ketë konferencë, Meta ka "për të denoncuar një krim të tmerrshëm kushtetues! përpra gjithë popullit shqiptar".

“Të dashur kolegë gazetarë,

Sot në ora 18:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi për të denoncuar para të gjithë popullit shqiptar një krim të tmerrshëm kushtetues!”, shkruan Blushi.

Kujtojmë se, konferenca e Metës vjen vetëm 24 orë para tubimit të 2 marsit (ora 17:00), që do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Presidenti i Republikës ka denoncuar një sërë shkeljesh dhe falsifikimesh që, janë bërë në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.